Armenia dhe Azerbajxhani, dy vende në konflikt prej disa dekadash, kanë arritur në Tiranë një kompromis paqeje.Lajmin e njoftoi nga Tirana Presidenti i KE, Antonio Costa që uroi liderët për finalizimin e traktatit të paqes.
“I përgëzova udhëheqësit e Armenisë dhe Azerbajxhanit për finalizimin e traktatit të paqes. Është një hap i madh përpara. Dhe mezi presim nënshkrimin e tij të shpejtë. BE-ja është e gatshme të investojë në ndërlidhjen rajonale – dhe ta sjellë të gjithë rajonin më afër dhe më afër Bashkimit tonë”, shkroi Antonio Costa.
Marrëveshja është arritur në Shqipëri në kuadër të Samitit të Komunitetit Politik Europian që po mbahet sot në Tiranë.