Bota

Aplikacion për takime online, si pastroi 6 mln euro një shqiptar duke mashtruar të huaj

By fikso

April 23, 2025

Në vitin 2016 në Shqipëri u regjistrua një biznes i ri me aktivitet në fushën e internetit, shitjeve online dhe publicitetit. Ky biznes kishte një administrator i cili përmes transfertave kishte përfituar në llogaritë e tij bankare që i kishte në 2 banka në vendin tonë 6 milionë euro.Paratë këtij biznesi i vinin nga individë që jetonin në shtete si Gjermani, Austri, Poloni, të kryera nëpërmjet institucioneve të pagesave elektronike ndërkombëtare si Micropayment, Paysafe Prepaid Services Limited.Ky qarkullim i lartë parash i shoqëruar edhe me deklarime 30 fish më të larta të fitimit të kompanisë ngritën dyshime për këtë kompani. E vërteta ishte se biznesi i regjistruar nuk funksiononte për marketing e shitje online por për ‘njohje online’.“Një pjesë e subjekteve përfituese të transfertave rezultoi të kenë aktivitet aplikacion “dating” ose ofrojnë shërbime si moderatore ‘chat’, që nuk përputhet me aktivitetin e deklaruar në QKB të shoqërisë A”, thuhet në raportin e Agjencisë së Inteligjencës Financiare. Ky biznes mashtronte qytetarë të ndryshëm nga disa vende të botës, gjoja me njohje online kundrejt një pagese, dhe më pas paratë i shtonte në llogarinë e tij. “Nisur nga transfertat e larta në hyrje dhe në dalje, Agjencia e Inteligjencës Financiare bashkëpunoi me partnerë në 5 vende të ndryshme, sidomos në lidhje me subjektet përfituese të transfertave të dërguara. Nga analiza e të dhënave, rezultoi se: ( Aktiviteti i ofruar prej shoqërive përfituese është “dating” nëpërmjet përdorimit të platformave me qëllim njohje mes individëve”, vijon më tej raporti.Vjet kjo agjenci ka identifikuar 13 skema të pastrimit të parave, ku pjesa më e madhe e parave të pajustifikuara ligjërohen në sektorin e pasurive të paluajtshme.