Një alarm për vendosje eksplozivi u raportua paraditen e sotme në godinën e Gjykatës së Shkallës së Parë në Gjirokastër. Në adresën elektronike të gjykatës ishte dërguar një mesazh ku pretendohej se në ndërtesë ishte vendosur një bombë.
Pas njoftimit, në institucion mbërritën forca të shumta policie, të cilat evakuuan personelin. Ndërkohë, njësia antieksploziv kreu kontrolle në të gjithë godinën, por në përfundim rezultoi se bëhej fjalë për një alarm të rremë.
Në të njëjtën godinë zhvillon veprimtarinë edhe Prokuroria e Gjirokastrës. Organet hetimore kanë nisur punën për të identifikuar personat që dërguan emailin kërcënues.
The post Alarm për bo*bë në Gjykatën e Gjirokastrës, kërcënimi u dërgua me email appeared first on Albeu.com.