Lajmet e fundit

Akuzohet për korrupsion në zgjedhjet e 11 majit/ GJKKO kalon për gjykim dosjen e kryebashkiakut socialist të Vaut të Dejës, Kristjan Shkreli

By fikso

December 05, 2025

GJKKO, ka kaluar për gjykim dosjen në ngarkim te kryebashkiakut të Vaut të Dejës, Kristjan Shkreli.

Kristjan Shkreli, u mor i pandehur për korrupsion zgjedhor, pak ditë para zgjedhjeve parlamentare të 11 majit. Sipas SPAK, ai u kërkoi banorëve vota në favor të PSD-së duke ofruar të mira materiale.

Zyrtarit të lartë vendor iu sekuestrua aparati celular nga SPAK.

Gjatë fushatës kryeministri Edi Rama iu drejtua Shkrelit në një takim: “ Kristian, mos më luaj me dy porta”.

Shkreli është përfaqësues i zgjedhur i PS, por njihet dhe si i afërt me PSD e Tom Doshit.

The post Akuzohet për korrupsion në zgjedhjet e 11 majit/ GJKKO kalon për gjykim dosjen e kryebashkiakut socialist të Vaut të Dejës, Kristjan Shkreli appeared first on Albeu.com.