Lajmet e fundit

Aksidenti tragjik me tramvaj, Portugalia shpall sot ditë zie kombëtare

By fikso

September 04, 2025

Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Lisbonë ku një tramvajë doli nga shinat në një nga zonat turistike më të njohura të kryeqytetit, Portugalia e ka shpallur ditën e sotme, ditë zie kombëtare. Prej këtij aksidenti 15 persona mbetën të vrarë dhe 18 të tjerë të plagosur. Autoritetet kanë hapur një hetim për aksidentin, i cili ndodhi në tramvajën Gloria, i cili lidh sheshin Rossio me distriktet Bairro Alto dhe Principe Real.

Shkaku i aksidentit është ende i panjohur.  Të gjitha viktimat u nxorën nga rrënojat e përplasjes që ndodhi pak pas orës 18:00, u tha gazetarëve në orët e para të mbrëmjes Thiago Augusto, kreu i shërbimit të ndihmës së shpejtë, duke sqaruar se midis viktimave ka edhe të huaj, pa qenë në gjendje të specifikojë kombësinë e tyre.

Ky teleferik, i cili mund të mbajë rreth 40 pasagjerë (gjysma e të cilëve në këmbë), është një mjet transporti i përdorur nga turistë të shumtë që vizitojnë kryeqytetin portugez.

“Është një tragjedi që nuk ka ndodhur kurrë në qytetin tonë”, tha kryebashkiaku i Lisbonës, Carlos Moedas.

The post Aksidenti tragjik me tramvaj, Portugalia shpall sot ditë zie kombëtare appeared first on Lapsi.al.