Kryesore

Aksidenti me vdekje në Shkodër, arrestohet shoferja

By fikso

April 20, 2025

Ditën e djeshme, një aksident me pasojë vdekjen e një këmbësoreje ka ndodhur në Shkodër,  ndërsa është arrestuar një 70-vjeçare.

E moshuara akuzohet për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

“Në vijim të informacionit të dhënë ditën e djeshme, për një aksident në lagjen “3 Heronjtë”, ju informojmë se specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore arrestuan shtetasen E. N., 70-vjeçe, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

70-vjeçarja duke drejtuar automjetin e saj, ka përplasur këmbësoren shtetasen L. N., 65-vjeçe, e cila si pasojë ka humbur jetën në Spitalin Rajonal Shkodër”, thotë policia.

The post Aksidenti me vdekje në Shkodër, arrestohet shoferja appeared first on Albeu.com.