Aktualitet

Aksident në Elbasan, plagosen tre policë

By fikso

May 07, 2025

Tre oficerë policie janë aksidentuar në aksin rrugor “Elbasan-Peqin”.

Policia bën të ditur se automjeti me drejtues shtetasin A. S., është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin B. M.(oficer policie).

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar shtetasi B. M., dhe 2 pasagjerë që udhëtonin me të (tre të dëmtuarit oficerë policie), dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor vijon veprimet për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.