Lajmet e fundit

Aksident në aksin Librazhd-Elbasan/ Përmbyset automjeti, raportohet për disa të lënduar

By fikso

March 20, 2026

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin kombëtar Librazhd-Elbasan, më konkretisht në tunelin e Murrashit. Mësohet se automjeti ka dalë nga rruga dhe është përmbysur plotësisht.

Si pasojë e goditjes, disa persona janë persona plagosur, dhe momentalisht po u jepet ndihma e parë nga dy autoambulanca që mbërritën me urgjencë për t’i transportuar drejt spitalit.

Deri më tani dyshohet se shpejtësia e lartë ka bërë që drejtuesi i mjetit të humbasë kontrollin mbi timon, gjë që ka sjellë edhe daljen fatale nga korsia. Pritet në vijim të zbardhen rrethanat e plota të aksidentit, si dhe të konfirmohet numri i saktë i të lënduarve.

The post Aksident në aksin Librazhd-Elbasan/ Përmbyset automjeti, raportohet për disa të lënduar appeared first on Albeu.com.