Lajmet e fundit

Aksident i rëndë te mbikalimi i Patokut, kamioni përplaset me motoçikletën! Humb jetën një person

By fikso

February 25, 2026

Një aksident i rëndë me pasojë vdekje ka ndodhur mesditën e sotme në mbikalimin e Patokut, në superstradën Milot-Fushë Krujë.

Sipas informacioneve paraprake, një person ende i paidentifikuar, ka humbur jetën teksa udhëtonte me një motoçikletë.

Dyshohet se drejtuesi i motoçikletës i cili po lëvizte në kahun e kundërt të rrugës, është përplasur me një kamion që udhëtonte në drejtim të Lezhës. Si pasojë e përplasjes së fortë, drejtuesi i motoçikletës ka humbur jetën.

Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë shërbimet e Policisë, ndërsa grupi hetimor po punon për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e plota të ngjarjes.

The post Aksident i rëndë te mbikalimi i Patokut, kamioni përplaset me motoçikletën! Humb jetën një person appeared first on Albeu.com.