Lajmet e fundit

“90 minutat në Bernabeu janë shumë të gjata”: Real Madridi i jep një paralajmërim të qartë Arsenalit

By fikso

April 16, 2025

Real Madridi nuk po përzien fjalët. Ata besojnë fuqishëm se do ta përfundojnë rikthimin kundër Arsenalit sonte (e mërkurë) në Santiago Bernabeu.

Los Blancos u mposhten me rezultat 3-0 dhe u dominuan nga Arsenali në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampijonëve në Emirates.

Megjithatë, te klubi mbretëror besojnë se gjithçka është e mundur, ndër to edhe një rikthim i madh në ndeshjen e dytë, sonte mbrëma.

Real Madridi përdori rrjetet sociale për të ndarë komunikimin e tyre me platformën e njohur të AI ChatGPT.

 

9⃣0⃣⏱. pic.twitter.com/0rrZJ2zYaq

— Real Madrid C.F. (@realmadrid) April 16, 2025

Mesazhi i Real Madridit thotë se “90 minuta në Bernabeu janë shumë të gjata”.

Ata i kërkojnë Inteligjencës Artificiale që ta përkthejë atë në shumë gjuhë. Është një paralajmërim i fortë për Arsenalin dhe të gjithë ata që dyshojnë në rikthim. /Telegrafi/

The post “90 minutat në Bernabeu janë shumë të gjata”: Real Madridi i jep një paralajmërim të qartë Arsenalit appeared first on Telegrafi.