Bota

Tym i zi, nuk e kemi Papën e ri. Votimi i parë nuk nxorri një emër, vijon Konklava

By fikso

May 07, 2025

Tym i Zi! Bota duhet të presë për të mësuar se kush do të jetë Papa i ri. Komklava nuk arriti të dilte me një emër, tashmë priten votimet e të tjera nesër të enjten, dhe në vijim nëse nuk arrihet numri prej 89 votash..Mbi 30 mijë besimtarë në Sheshin e Shën Pjetrit pritën të shihnin tym në oxhakun në çatinë e Kapelës Sistine.Që nga ora 15:00 të së mërkurës, sistemet e transmetimit të telefonisë celulare u çaktivizuan në të gjithë Vatikanin dhe telefonat celularë, kompjuterët personalë dhe tabletët do iu “konfiskuan: zgjedhësve kardinalë: çdo kontakt me botën e jashtme i ndalua. Në orën 17:46, pas betimit , kardinalët u mbyllën në Kapelën Sistine. Në votim morën pjesë 133 kardinalë.