Shqipëria ka regjistruar një rritje të ndjeshme të importit të kafes dhe birrës gjatë tre muajve të parë të vitit, duke reflektuar një shtim të ndjeshëm në konsumin e këtyre produkteve në vend.
Sipas të dhënave zyrtare të publikuara nga autoritetet doganore, në periudhën janar–mars 2025 janë importuar:
– 2,141 tonë kafe, një sasi që sinjalizon një trend në rritje të konsumit të përditshëm të këtij produkti ikonik të tryezës shqiptare;
-10,300 tonë birrë, një shifër rekord që tregon rritje të konsumit sidomos në ambiente sociale dhe turistike.
Ekspertët e ekonomisë dhe tregtisë e lidhin këtë rritje me disa faktorë, rritjen e sektorit të turizmit dhe zgjerimin e zinxhirit të lokaleve dhe pikave të shitjes me pakicë.
Sipas të dhënave zyrtare, në periudhën janar–mars 2025, janë importuar 10,300 tonë birrë, një rritje prej rreth 27% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024, kur u importuan 8,105 tonë birrë.
Gjatë tremujorit të parë të vitit 2025, janë importuar 2,141 tonë kafe, ndërsa në të njëjtën periudhë të vitit 2024, kjo sasi ishte 1,555 tonë.
Ndikimi i Çmimeve të Importit
Rritja e çmimeve të kafes në tregjet ndërkombëtare ka ndikuar në rritjen e çmimit të këtij produkti në Shqipëri. Në janar 2025, një kilogram kafe është importuar me një çmim 30% më të lartë se në janarin 2024. Kjo rritje e çmimit pritet të reflektohet edhe në çmimin e kafes në bare dhe restorante, ku parashikohet një rritje prej 10 deri në 30 lekë për filxhan në pranverë.