Lajmet e fundit

515 ushtarë të rinj betohen në Prishtinë për besnikëri dhe shërbim ndaj Kosovës

By fikso

October 23, 2026

Në kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë u zhvillua sot ceremonia e diplomimit të 515 rekrutëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, të cilët u betuan solemnisht për t’i shërbyer shtetit dhe qytetarëve.

Përballë eprorëve, me flamujt shtetërorë dhe ushtarakë pranë tyre, ushtarët e rinj qëndruan në rresht dhe, duke ngritur dorën e djathtë, shqiptuan së bashku betimin.

Përmes tij, ata u zotuan për përkushtim dhe besnikëri të plotë ndaj Republikës së Kosovës, si dhe për zbatimin e urdhrave të Presidentit të Republikës së Kosovës dhe të eprorëve të tyre, në përputhje me ligjin. Gjithashtu, premtuan se detyrat do t’i përmbushin me zell, nder e dinjitet.

Betimi përfshinte edhe zotimin për të zbatuar Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe për t’i shërbyer popullit e atdheut, pa kursyer as jetën për mbrojtjen e tyre. Në përfundim, rekrutët përsëritën tri herë thirrjen “Betohem!”.

The post 515 ushtarë të rinj betohen në Prishtinë për besnikëri dhe shërbim ndaj Kosovës appeared first on Albeu.com.