Aktualitet

5 ditë i zhdukur, rreth 800 persona gërmime për të gjetur Ardit Beshirin në Klos, fatkeqësisht asnjë shenjë

By fikso

May 08, 2025

I zhdukur prej 5 ditësh, ende asnjë shenjë nga trupi i Ardit Beshirit, të cilin e zuri dheu pas një rrëshqitje masive në ne Qafë Burrel, afër fabrikës së pasurimit të Kromit.

Sipas autoriteteve për gjetjen e Ardit Beshirit janë duke punuar rreth 800 efektive nga ushtria shqiptare, ajo e Kosovës, emergjenca civile, Policia, autoritetet lokale dhe vullnetarë.

INFORMACION MBI OPERACIONIN E KËRKIMIT TË PERSONIT TË HUMBUR – BASHKIA KLOS

Më datë 03 maj 2025, rreth orës 14:30, në zonën e quajtur “Qafa e Burrelit”, afër fabrikës së përpunimit të kromit në bashkinë Klos, ka ndodhur një rrëshqitje masive dheu në një distancë prej rreth 2 km. Gjatë këtij momenti, në vendngjarje ishte duke punuar me ekskavator një punonjës i një kompanie private që ushtron aktivitet në fushën e shfrytëzimit të mineraleve. Si pasojë e rrëshqitjes, punëtori është zënë dhe mbuluar nga masivi i dheut dhe inerteve.Forcat e angazhuara në operacionin e kërkim-shpëtimit:Që nga dita e parë, në vendngjarje janë angazhuar struktura dhe mjete të shumta për gjetjen e trupit të punonjësit: