Një paciente e moshës 30-vjeçare ka plagosur me një send të fortë dy paciente të tjera në Spitalin Psikiatrik në Tiranë. Lajmi është konfirmuar nga Policia e Shtetit, sipas të cilës, ngjarja ndodhi në ambientet e spitalit, ku A.K., 30 vjeç, goditi me një send të fortë dy paciente të tjera. Mësohet se dy pacientet e plagosura kanë marrë ndihmën e nevojshme mjekësore dhe bëhet me dije gjithashtu se janë jashtë rrezikut për jetën. Autoritetet po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.