Aktualitet

Transport falas nga shtëpia në shkollë/ Gonxhja: Gati dhe programi për “dreka në shkollë”

By fikso

April 15, 2025

Në disa nga bashkitë më të mëdha të vendit duke filluar nga Tirana transporti i nxënëseve nga shtëpia në shkollë dhe anasjelltas do të mbulohet nga shteti. Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja gjatë një vizite në një fasoneri në Tiranë ka premtuar transport dhe shkolla me ushqim falas.Ministri tha se po krijohet një kompani e re për transportin kombëtar ku brenda saj një linjë do të jetë e dedikuar për transport falas për nxënësit.“Po bëhet një kompani e re e transportit publik në rang kombëtar që do të ketë brenda një degë për transportin shkollor me ngjyrat e autobusëve. Do të jetë edhe kjo në ndihmë të familjes, pasi edhe kjo është kosto”, ka thënë ministriPremtimi tjetër i dhënë ishte për fillimin e programit për “dreka në shkollë”, si mënyrë për të ndihmuar prindërit që janë të punësuar deri në orën 16.30.“Do të jetë një vakt i shëndetshëm për fëmijët në shkollë dhe orari do të zgjatet duke shkuar në 16:30 nga 12:30 që është tani, duke u krijuar lehtësi prindërve në punë. Gjatë kësaj kohe do të ketë një program pas shkolle të paguar nga shteti: rekreativ, sportiv artistik, në mënyrë që ata të rrinë në shkollë”, tha Gonxhja.