Pas infektimit të 17 fëmijëve me salmonele në Gramsh, ka reaguar Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, I cili bën publik rezultatin e analizave të qumështit, vezëve dhe koshave të pulës të marra në kopshtin publik dhe në magazinat e kompanisë furnizuese në Tiranë dhe thotë që nuk kanë rezultuar të kenë bakterin e Salmoneles.
Më tej AKU thotë se është duke pritur përgjigjet e analizave të tjera për kampionët e tjera të vezëve dhe koshave të pulës.
Komunikim për publikun i AKU
Në kuadër të transparencës, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit vijon ndjekjen e procedurave ligjore dhe informimit të publikut, lidhur me kampionaturat e marra në produktet ushqimore lëndë e parë në kopshtin Nr .1 në qytetin e Gramshit dhe në subjektin furnizues në Tiranë, të cilat u dërguan për analizim për treguesin Salmonella spp pranë Laboratorit të Referencës në ISUV.Informorjmë se për mostrat e dërguara për analizim për produktet lëndë e parë qumësht dhe kofshë pule, të kampionuara nga DRAKU Elbasan, si dhe produktet qumësht, kofshë pule, vezë e kampionuar nga DRAKU Tiranë, kanë rezultuar të pastër për treguesin Salmonella spp.Ndërsa për produktin vezë kampionuar nga DRAKU Elbasan dhe kofshë pule kampionuar nga DRAKU Tiranë, analizimi është ende në proces.Sapo të kemi këtë informacion, AKU do të vijojë me informimin e mëtejshëm të publikut.