Kryesore

Brenda 2030-ës njihen pensionet me Greqinë! Përfitojnë mijëra shqiptarë

By fikso

June 05, 2025

Pasi mbylli marrëveshjen me Italinë që pritet të nisë zbatimin në 1 korrik të këtij viti, qeveria shqiptare planifikon që brenda 2030-ës të bëjë marrëveshjen me Greqinë për njohjen e pensioneve.Greqia deri më tani nuk ka qenë shumë bashkëpunuese për të realizuar këtë marrëveshje që ka vite që ka nisur të diskutohet, pasi atje jetojnë më shumë se 600 mijë shqiptarë të cilëve u njihet më pas e drejta e bashkimit të viteve të punës Shqipëri-Greqi dhe të marrin pension më të lartë.Në dokumentin e miratuar nga qeveria për Politikën e moshimit dhe planin e veprimit 2025-2030, thuhet se njohja e ndërsjellë e pensioneve me Greqinë do të ndodhë brenda kësaj dekade.