Nga qytetet e dashurisë, tek historia e deri tek plazhet e kristalta. Ky shkrim do ju njohë me 10 destinacionet më të bukura që nuk duhet të humbisni në Evropë.
- Parisi, FrancëNjihet si qyteti i të dashuruarve, me mijëra propozime dashurie, por i cilësuar si “Qyteti i Dritave”, Parisi është një nga kryeqendrat më të bukura të Evropës, ku ndërthuret historia me të magjishme. Kulla Eiffel, Luvri dhe Katedralja e Notre-Dame e deri tek Disneyland, e bëjnë Parisin një destinacion ëndrrash.
- Barcelona, SpanjëJo vetëm histori, por edhe kulturë, arkitekturë apo plazhe të kristalta. Të gjithë këto mund ti gjeni në Barercelonë, e cila është e ndërtuar në një arkitekturë mahnitëse të Gaudit.
- Roma, ItaliShumë afër Shqipërisë, qyteti me një histori shekullore ju pret. Roma aty ku kombinohet arkitektura antike me stilin modern italian, është një destinacion që nuk duhet humbur, ndërsa pikat kyçe të Romës, janë Koloseu, Fontana di Trevi dhe Vatikani.
- Santorini, GreqiPamja piktoreske e ishullit bardhë e blu të Santorinit, të fton për një vizitë gjithmonë. Një nga dfestinacionet më të veçanta, me miliona fotografi të shkrepura në perëndimin e diellit e deri tek plazhet vullkanike e ushqimi i shijshëm.
- Dubrovnik, KroaciI konsideruar ndër bregdetet më të bukura në Evropë, Dubrovniku të ofron stilin mesjetar me rrugica të ngushta por edhe detin e kaltër.
- Londër, Mbretëri e BashkuarNga Pallati Buckingham dhe Big Ben deri te galeritë moderne dhe tregjet e njohura si Camden Market, Londra është një nga qytetet më të bukura në Evropë dhe më të kërkuara.
- Praga, ÇekiE cilësuar si perlë arkitekturore me bazë kalldrëmet mesjetare, Praga me kështjellën madhështore të ofron një udhëtim të paharrueshëm.
- Vjena, AustriPër të apasionuarit me muzikën dhe për stilin mondan, Vjena është destinacioni ku mund të gjesh gjithçka mbi historinë muzikore e kombinuar me elegancë me artin e kulturën.
- Fjordet Norvegjeze, NorvegjiNatyrën e egër dhe të jashtëzakonshme mund ta shijoni më së miri në Fjordet Norvegjeze, që të ofrojnë mrekullitë natyrore më spektakolare në botë.
- Amsterdam, HolandëI mbushur me muze e kulturën e çiklizmit një nga udhëtimet që duhet të jetë në listën tuaj është Amsterdami një qytet që ofron një atmosferë të relaksuar dhe tërheqëse për çdo vizitor.