VIDEO/ Noizy s’e harron zanatin e vjetër, grushta fytyrës të riut në mes të lokalit

0

Noizy është vënë sërish në qendër të vëmendjes pas një sherri në një nga lokalet ku ka grushtuar një person i cili ende nuk dihet se kush është.

Reperi i njohur, Rigels Rajku, i njohur ndryshe si Noizy, është një nga këngëtarët më të ndjekur dhe më të pëlqyer nga të rinjtë. Ai njihet për natyrën e tij impulsive dhe shpesh herë e kemi parë në situata konfliktuale.

Në rrjetet sociale ka qarkulluar një video jo shumë e qartë, në të cilën thuhet se Noizy dhe disa djem në një lokal nate kanë pasur një konflikt mes tyre,ku njëri prej djemve e ka ofenduar këngëtarin, i cili ka reaguar duke shkuar te tavolina e të riut dhe e ka goditur atë me grushte në fytyrë e më pas i riu është larguar.

Nuk dihet ende nëse kjo video do të analizohet nga policia dhe nëse do të arrestohet ose jo Noizy. /Fikso.al

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here