Një futbollisti në Kinë i kanë kafshuar veshin gjatë një ndeshje amatore futbolli. Incidenti i tmerrshëm ndodhi gjatë ndeshjes së Kupës Laoye në rajonin e Guangxi. Një video e publikuar në internet tregon momentin e përleshjes mes dy formacioneve dhe një imazh i tmerrshëm i veshit të kafshuar është postuar në rrjete sociale.
Gjatë ndeshjes mes Aoguit dhe Malut, të mbajtur në qytetin e Nanning, të dy ekipet u përfshinë në një grindje pasi gjyqtari dha një faull. Sipas The Sun, dy lojtarë pastaj shkëmbyen goditje verbale dhe më pas njëri nga lojtarët ka kafshuar një pjesë të veshit të majtë të kundërshtarit të tij.
Pastaj, pamjet tregojnë momentin në të cilin të dyja skuadrat përfshihen në një betejë, ndërsa loja kthehet në kaos. Një imazh i tmerrshëm i veshit të gjakosur të viktimës u nda pasi të kishte përfunduar ndeshja dhe në mënyrë të qartë tregon mungesën e një pjese të veshit.