Vendosja e TVSH, biznesi i vogël nesër ul qepenat/DETAJET E PROTESTES

0

Nesër nga ora 11:00-12:00 bizneset në disa zona në Tiranë duke filluar nga Tregu Elektrik, Industrial, Medreseja, ai Ushqimor, Çam dhe pika të tjera do të ulin qepenat në shenjë proteste kundër përfshirjes në skemën e TVSH.

Ndërkohë protestës së biznesit të vogël pritet që t’i bashkohen edhe deputetët e PD në Tiranë.

Pikërisht për këtë cështje, kryetari i PD, Lulzim Basha mblodhi pasditen e sotme Kryesinë e partisë, dhe grupin për të diskutuar mbi hapat që do të ndërmerren lidhur me aksionin opozitar. Basha dhe opozita e bashkuar kanë kundërshtuar përfshirjen e biznesit të vogël në skemën e TVSH.

Në mbledhje është diskutuar edhe mundësia për të bllokuar rrugët në një nga ditët e kësaj jave, por jo në rrethe, si pak ditë më parë, por vetëm në Tiranë.

PD dhe LSI herët e tjera para aksioneve opozitare mbledhjet e grupeve i kanë zhvilluar bashkë, por sonte nuk ndodhi një gjë e tillë, ndërsa pritet nëse deputetët e LSI do të jenë nesër në protestën e biznesit të vogël.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here