UEFA e pamëshirshme me Skënderbeun, përjashtim 10 vite e gjobë të majme

0

UEFA ka vendosur të pranojë kërkesën e inspektorëve për të dënuar ekipin e Skënderbeut me 10 vite përjashtim nga kompeticionet dhe me një milion euro gjobë, pasi akuzohet për fiksimin e mbi 50 ndeshjeve. Sipas UEFA-s drejtuesit dhe lojtarët e klubit korçar kanë trukuar ndeshje në Superligën Shqiptare, Champions League dhe ndeshje miqësore.

Kërkesa e inspektorëve u bë në datë 7 shkurt, ndërsa në 21 mars u mblodh Komisioni i Etikës në UEFA duke vendosur dënimin e Skënderbeut. Kujtojmë që inspektorët e UEFA-s pas hartimit të raportit në shkurt dhe kërkesës u kërcënuan me vdekje. Tashmë shpresa e vetme e Skënderbeut është CAS, Gjykata e Arbitrazhit Ndërkombëtar.

Ekipin shqiptar e pret një rrugë e vështirë përpara për të pastruar imazhin. Skënderbeu ndërkohë është në Arbitrazh për titullin kampion të Superiores vitin e kaluar, që i është hequr nga FSHF, por që federate ende nuk ia ka kaluar atë titull skuadrës së mbaroi e dyta atë sezon Partizanit, duke e lënë atë sezon futbollistik pa kampion.

Dy vite më parë, ekipi korçar u përjashtua nga Champions League me vendim të UEFA-s, duke mos marrë pjesë për një vit në Kupat e Europës. Vendimi i sotëm i UEFA-s hap garën në kampionatin shqiptar, pasi të gjithë ekipet do të luftojnë për vendin e dytë, që të dërgon automatikisht në Champions League, pasi Skënderbeu, pavarësisht se mund të fitojë titullin kampion nuk do të ketë të drejtë që të marrë pjesë në garat në Europë. Ndërsa ekipi korçar rrezikon rënien nga kategoria Superiore. Kjo është hera e parë që një ekip shqiptar merr një dënim kaq të rëndë nga UEFA për manipulim të ndeshjeve të futbollit.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here