U nda dhe Adrola Dushi, po duhej Ermal Mamaqi që të dilte arsyeja

0

Adrola Dushi ka kohë që jeton në Amerikë dhe që prej atëherë është përfolur ndarja e saj nga bashkëshorti Adisi me të cilin ka një djalë, Troin. Modelja nuk e ka pranuar faktin e ndarjes duke thënë se arsyeja e vetme pse ata nuk janë bashkë për momentin është sepse Adisit nuk i kishin dalë dokumentat për të jetuar me të në Amerikë.

U desh Ermal Mamaqi që Adrola ta pranonte më në fund se ata nuk janë më bashkë.
“Martesa nuk ishte gabim, por unë dhe Adisi ishim shumë të rinj. Nuk mendoj se është as faji im, as faji i Adisit për ndarjen tonë. Është thjesht faji i situatës, Troi erdhi shumë herët në jetën tonë. Pse nuk funksionoi do ngelet mes meje dhe Adisit”, u shpreh Adrola.

Mos ishte vallë karriera e Adrolës shkaku i ndarjes?
“Jo absolutisht, gjëja që do zgjedh gjithmonë në jetën time është ndjesia e mirë, jo karriera. Karriera nuk të përmbush. Kishim arsyet tona që na sollën në këtë pikë”.

Pavarësisht ndarjes Adrola thotë se ajo dhe ish-bashkëshorti kanë një marrëdhënie shumë të mirë dhe takohen për shkak të Troit.
“Marrëdhënia jonë është shumë e mirë tani, aq sa na takon. Flasim me njëri-tjetrin, kur bëhet fjalë për Troin jemi gjithmonë bashkë. Nuk jemi ndarë me sherr e shamatë, kjo është gjë e mirë. Troi vdes për babin, për gjyshërit, takohen shpesh. Troit nuk i mungon as mami, as babi, as gjyshërit. Troi është ajo qershia mbi tortë në familjet tona”, përfundoi Adrola.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here