Trupi është juaji, por vetëm 43% e qelizave janë njerëzore. Po të tjerat?

0

Mund të duket e çuditshme por vetëm 43% e organizmit tonë përbëhet nga qelizat njerëzore. Pjesa tjetër thonë shkencëtarët përbëhet nga organizma mikroskopikë “kolonizatorë”.

Nëse mund të arrijmë të njohim gjysmën tonë “të panjohur”, do të ishte më e thjeshtë gjetja e kurave të shumë sëmundjeve , përfshirë këtu edhe Parkinsonin.

Kjo fushë kërkimore ka ngritur disa pyetje, mes të cilave edhe atë se çfarë do të thotë “njerëzore”, sigurisht nga kendvështrimi biologjik. Pak dihet për rolin e këtyre mikro-organizmave “të huaj” që përbëjnë trupin tonë, por një gjë është e sigurtë; pjesa dërrmuese e tyre ndihmojnë në mirëfunksionimin e organizmit njerëzor.

“Janë thelbësorë për shëndetin tonë dhe pavarësisht se sa shpesh dhe mirë lahesh, sa higjienik je, ata janë gjithmonë aty dhe jo pa arsye”, thotë Ruth Ley, profesore dhe drejtuese e departamentit të Mikrobiomes në Institutin Max Planck.

“Jemi më shumë mikrobë sesa njerëzore dhe nëse numërojmë të gjitha qelizat që kemi, ato nuk përbëjnë më shumë se 43 për qind të masës së trupit tonë”, thotë profesori Rob Knight i Universitetit të Kalifornisë për BBC.

Studiuesit thonë se këto shifra janë vetëm sa i takon masës së qelizave, ndërsa kur bëhet fjalë për “thelbin”, pra për genet, ato janë plotësisht njerëzore.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here