Donald Trump iu ka dhënë instruksione zyrtarëve shtetërorë që të konsiderojnë një tarifë shtesë prej 100 miliardë dollarë për Kinën.
Kjo shumë do të jetë shtesë e tarifave në vlerë prej 50 miliardë dollarë tashmë të propozuara për 106 produkte të importuara nga Kina.
Propozimi vjen pasi Kina ka kundërshtuar vendosjen e tarifave prej 25% dhe ka thënë se do të përgjigjet njësoj duke vendosur tarifë në 106 produkte të rëndësishme amerikane.
Këto lëvizje kanë shqetësuar tregjet në mbarë botën. Analistët kanë thënë se një luftë tregtare mes të Kinës dhe SHBA nuk do të jetë në të mirë për tregun global. /Fikso.al