Donald Trump urdhëroi të mërkurën dërgimin e menjëhershëm të Gardës Kombëtare në kufirin me Meksikën për të penguar imigracionin klandestin, njoftoi administrata amerikane.
“Presidenti i SHBA-së urdhëroi dërgimin e Gardës Kombëtare në kufirin jugperëndimor për të ndihmuar rojen kufitare”, deklaroi Kirstjen Nielsen, sekretarja për sigurinë e brendshme.
“Ne shpresojmë që kjo zhvendosje të fillojë menjëherë”, shtoi ajo. Garda Kombëtare ka ndërhyrë në kufij në vitin 2010, me urdhër të Barack Obama, si dhe në vitet 2006-2008 gjatë kohës së George W. Bush.