Sulmi me armët kimike, Trump: Asad është një kafshë

0

Presidenti amerikan Donald Trump sulmoi presidentin sirian Bashar al Asad duke e quajtur atë kafshë, dhe aleatët e tij rusë e iranianë për sulmin e dyshuar me armë kimike. Trump deklaroi se përgjegjësit do të paguajnë një çmim të shtrenjtë.

Sipas raportimeve dhjetëra viktima mbetën të vrarë nga sulmi me armë kimike në qytetin rebel të Doumas të shtunën.

Pas sulmit reagimet qenë të menjëhershme. Mbretëria e Bashkuar kërkoi një hetim urgjent, ndërsa Papa Françesku tha se asgjë nuk mund të justifikojë përdorimin e armëve kimike.

Si zakonisht, Rusia dhe Siria mohojnë të ketë pasur sulm me armë kimike, por Trump beson të kundërtën.

Në një seri mesazhesh në Twitter , ai akuzoi drejtpërdrejtë presidentin rus Vladimir Putin, Rusinë dhe Iranin për mbështetjen që i japin Asadit, ndërsa kërcënoi se çmimi do të jetë i shtrenjtë për këtë sulm. Në mesazhet e tij Trump ironizoi edhe ish presidentin amerikan Barack Obama, duke thënë se nëse ai do të respektonte kërcënimin e vijës së kuqe për Sirinë, tashmë Asad do të ishte histori.

Qyteti i Doumës është fortesa e fundit rebele brenda Gutës Lindore në afërsi të Damaskut dhe sulmi i dyshuar me armë kimike tregon që regjimi është i gatshëm për gjithçka për të rimarrë kontrollin e zonës.

Aktivistët në terren flasin për rreth 70 viktima e shumë të plagosur. Sipas mjekëve sirianë, viktimave sulmit kanë shfaqur konvulsione dhe shkumë në gojë, shenja të qarta të përdorimit të armëve kimike. Departamenti amerikan i shtetit tha se nëse konfirmohet përdorimi i këtyre armëve, komuniteti ndërkombëtar duhet të reagojë menjëherë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here