Skënderbeu merr hakun e Kupës në Vlorë, Flamurtari rreshton humbjen e 8-të

0

Vlonjatët 5 ditë më parë fituan në Korçë, 0-1 në takimin e parë të gjysmëfinales së Kupës, por Skënderbeu ka marrë hakun duke triumfuar 0-3 mbrëmjen e sotme në stadiumin e qytetit bregdetar.

Fatmirësisht për vlonjatët kjo nuk ishte ndeshja e kthimit të Kupës, pasi do ta zhvlerësonte totalisht fitoren në Korçë, por ndeshja e radhës së Superligës.

Sowe hapi siparin e golave pak sekonda pas startimit të ndeshjes, duke e gjetur të papërgatitur mbrojtjen e Flamurtarit. 11 minuta më pas Dita dyfishoi rezultatin. Me kaq është mbyllur edhe pjesa e parë e takimit.

Por edhe fillimi i pjesës së dytë ishte një kopje e së parës, teksa në të 48-tën, Gavazah ka gjetur për herë të tretë rrjetën e mbrojtur nga vlonjatët.

Më 18 prill luhet ndeshja e kthimit për Kupën e Shqipërisë, që do të risjellë Skënderbeun në Vlorë, mbrëmja e së hënës ishte një paralajmërim për Flamurtarin se fitorja në transfertë e para 5 ditëve, mund të mos vlejë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here