Skandali i negociatave me Greqinë, Kotzias- Bushatit: Po përmende Çamërine iki nga tavolina…

0

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati ka pritur homologun grek Nikos Kotzias, ku në qendër të takimit janë negociatat Shqipëri-Greqi.

Një burim diplomatik tregon për Report Tv kushtin që Kotzias i ka vënë Bushatit para se të nisë takimi, që është pikërisht çështja çame.

“Nuk dua në takim asnjë fjalë për Çamërinë. Nëse më përmendet Çamëria iki nga takimi”, mësohet t’i ketë thënë Kotzias ministrit Bushati. Ndërkohë, ecuria e bisedimeve mes dy vendeve fqinje është një test i fortë për qëndrimin si ministër i Jashtë./Shqiptarja.com

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here