Shkoi si dëshmitar në dasëm, por përfundoi në pranga bashkë me dhëndrin

0

Një bandë e akuzuar për vjedhje automjetesh është vënë në pranga nga policia italiane.12 persona janë arrestuar,mes tyre 7 shqiptarë, 4 italianë dhe 1 hungarez përfshirë edhe 46-vjeçarin italian Dante Di Lalla i cili është arrestuar pak orë para dasmës së tij.

Së bashku me të u ndalua edhe edhe shqiptari 29-vjeçar Zef Frisku, i cili ishte dëshmitar në dasmën e mikut të tij italian. Sipas policisë italiane, Frisku është një person me precedentë penal, që konsiderohet i rrezikshëm. Zef Frisku akuzohet edhe për aktivitete të tjera kriminale, si pastrim parash, grabitje dhe armëmbajtje pa leje.
Në 2015 karabinierët italianë kanë tentuar ta arrestojnë por është përplasur me forcat e policisë. Arrestimi i bandës kriminale ka ardhur pas shkatërrimit të një bande kriminale që merrej me vjedhjen e automjeteve,çmontimin e tyre dhe futjen e tyre në tregun e zi si pjesë këmbimi.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here