Sebastian Vettel nuk ndalet, sërish i pari në Formula 1

0

Provat e Formula 1 për Çmimin e Madh të Bahreinit kanë nisur ditën e sotme, ndërkohë që nesër do të jetë gara e dytë e Botërorit të Formula 1.
Katër herë kampioni i botës Sebastian Vettel ka triumfuar duke regjistruar kohën më të mirë me 1 minutë e 27 sekonda dhe 958/1000. Ai la pas shokun e tij të skuadrës, Raikonnen.

Hamilton, pavarësisht kohës së katërt më të mirë të regjistruar në provat zyrtare, do të niset nga vendi i 9, pasi është penalizuar me 5 vende si pasojë e ndërrimit të kambios.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here