Të gjithë besimtarët e ktishterë festojnë sot Pashkën e cila është
një nga festat më të rëndësishme të fesë së Krishterë.
Shumë mund të dinë se në ditën e Pashkëve festohet ringjallja e Jezu Krishtit, por ndoshta jo shumë prej nesh janë të njohur me fakte të tjera interesante rreth Pashkëve. A e dini pse janë vezët simbol, po lepurushi ç’punë ka me Pashkët? Ja ku janë 5 kuriozitete për Pashkët që me siguri nuk i dinit.
1.Origjina e saktë e emrit “Pashkë” është e panjohur, por sipas disa burimeve fjala rrjedh nga fjala anglo-saksone easter ose Eostre që do thotë pranverë ose agim perëndeshe.
2.Traditat e vezëve dhe lepurit të Pashkëve lidhen me rituale të lashta. Vezët ishin simbol i jetës dhe lyheshin me të kuqe në kujtim të gjakut të Krishtit ndërsa lepuri ishte i njohur si simbol i pjellorisë dhe simbol tokësor i perëndeshës Eostre
3.Arti i vezëve të piktura quhet pysanky dhe e ka origjinën nga Ukraina.
4.Veza më e shtrenjtë e Pashkëve kushton 5 milionë paund dhe ka 1000 diamante në lëvozhgën e saj dhe një glob të vogël ari në brendësi 18 karat.
5.Veza më e madhe çokollatë e Pashkëve është 10.39 metra e lartë dhe peshon 7200 kilogramë
[…] paraprakSa kushton veza më e shtrenjtë e Pashkës? 5 kuriozitete që duhet të dimë për Pashkën Artikulli tjetërFutbolli francez në zi, humb jetën në mënyrë të papritur 18 […]