Rusia i kthen reston SHBA-së, dëbon 60 diplomatë amerikanë dhe mbyll një konsullatë

0

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, ka njoftuar se Rusia do ta mbyll konsullatën amerikane në Shën Peterburg.

Moska do të dëbojë të njëjtin numër të diplomatëve amerikanë aq sa SHBA-të i kanë diplomatët rusë. Kjo do të thotë se do të dëbohen rreth 60 diplomatë, transmeton Telegrafi.

Ambasadori amerikan në Moskë, John Hantsman, është ftuar në zyrat e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, ku edhe i është kumtuar vendimi.

Moska i ka bërë thirrje organizatës që ndalon përdorimin e armëve kimike të mbajë një takim më 2 prill, për të “trajtuar” rastin e ish-spiunit rus Sergei Skripal, i cili javë më parë u helmua në Londër me agjent nervor.

“Nëse partnerët perëndimor shmangin takimin, do të jetë dëshmi se gjithçka që ka ndodhur ishte një provokim”, ka shtuar Lavrov. /Fikso.al

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here