Lefter Rexhmati është një prej burrave i cili doli të protestonte më 31 mars në Kalimash per tarifen e vendosur per automjetet ne Rrugen e Kombit, por u arrestua pa kaluar ende 24 orë.
Lefteri punonte si shofer me furgonin e tij, duke bërë transport udhëtarësh në rrugën Kukës-Tiranë, por me taksën e re i duhej të paguante 22 euro në ditë.
Servetja, gruaja e tij tregon se i shoqi kishte dalë në protestë nga e keqja:
“I kushtonte 30 mijë lekë Lefterit që të linte tek sporteli që ishte vendosur atje. 1 milionë shkonte në muaj. Ai nuk merr aq dhe si do ta përballonte. Një ditë kishte punë, një ditë jo. Vjen edhe pa lekë në shtëpi, ka sjellë edhe vetëm 1 mijë lekë.”
Në familjen e Lefterit presin gruaja dhe tre fëmijët. Gresi është 9 vjeç, Andrea 2, dhe vajza e madhe Sihana 12 vjeç, e paralizuar, e shtrirë në krevat në gjendje vegjetative.
Vajza e paralizuar merr pagesë invaliditeti që bashkë me kujdestarinë e të ëmës bëjnë 260 mijë lekë të vjetra në muaj. 44-vjeçarja tregon se vajza e paralizuar duhej çuar në spital një natë më parë, por ajo po pret se çfarë do të bëhet me fatin e bashkëshortit të saj. / fikso.al