Renditja, Shqipëria e brishtë ndaj fatkeqësive natyrore e njerëzore

0

Indeksi i Riskut INFORM 2018 e nxjerr Shqipërinë në vendin e 123 nga 191 shtete të ekzaminuara, sa i përket vulnerabilitetit ndaj krizave humanitare dhe fatkeqësive natyrore. Sipas treguesve të këtij studimi, vendi ynë konsiderohet në një nivel të ulët dhe të qëndrueshëm, duke qenë se ne 3 vitet e fundit nuk ka pasur përkeqësime.

Në rajon, Serbia dhe Bosnja e Hercegovina konsiderohen me nivel më të lartë vulnerabiliteti, sa i përket një sërë treguesish të studiuar fatkeqësive natyrore apo edhe krizave apo konflikteve të parashikuara. Përkatësisht, Serbia me pikësim 3.4 dhe Bosnja e Hercegovina me 3.7. Shqipëria ka një pikësim prej 2.7, sikurse edhe Maqedonia, por në një nivel më të ulët duket se është Mali i Zi, me 2.5.

Sipas të dhënave, 5 treguesit për të cilët Shqipëria është më e ekspozuar janë: tsunami, tërmetet, çmimet e ushqimeve (në rritje), thatësirës, etj. Ndërsa më pak të ekspozuar janë ndaj: shpeshtësia e thatësirës, ndryshime të shumta që ndikojnë në agrikulturë.

Në botë, shtetet që kanë më tepër nivel vulnerabiliteti janë ato të kontinentit afrikan, Somalia, Sudani, Eritrea. Më pak të ndikuarat janë shtetet europiane.

Indeksi i Riskut INFORM 2018 është një mënyrë për të kuptuar dhe matur rrezikun e krizave humanitare dhe fatkeqësive, si dhe se si kushtet që çojnë drejt tyre ndikojnë në zhvillimin e qëndrueshëm.

INFORM dhe organizatat e tjera vazhdojnë të përdorin këto indikatorë për të mbështetur prioritizimin dhe vendimmarrjen e tyre në lidhje me parandalimin, gatishmërinë dhe përgjigjen ndaj krizave dhe fatkeqësive.

Ky është raporti i katërt i Inform dhe ka një fokus të veçantë në atë se si indekset e përbërë, mund të përdoren për të mbështetur dhe monitoruar zbatimin e kornizave të reja të zhvillimit si qëllimet e zhvillimit të qëndrueshëm.

Gjatë dy viteve të fundit, një grup INFORM partnerësh dhe të tjerë kanë punuar drejt zhvillimit të një metode të përmirësuar për matjen sasiore të ashpërsisë së krizës.

Qëllimi është të krijojë një model të ndjeshëm, të përditësuar rregullisht dhe lehtësisht të interpretuar për të matur ashpërsinë e krizës që do të ndihmojë vendimmarrësit dhe do të kontribuojë në përmirësimin e efektivitetit dhe koordinimit në veprimet humanitare./Fikso.al

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here