Përlotet vajza e së madhes Hajrie Rondo: Mami e ndiente se nuk do të kishte më jetë

0

Shtatori i vitit të kaluar ishte i trishtë për kinematografinë shqiptare.në këtë kohë, në moshën 66 vjeçare u nda nga jeta aktorja e mirënjohur, Hajrie Rondo. Ajo u largua nga jeta pas një beteje të gjatë me një sëmundje të vështirë.
Ditën e djeshme në emisionin “Pasdite në Top Channel”, ishte e ftuar vajza e saj, Klea Konomi e cila gjatë intervistës tregoi se në momentet e fundit e ëma kishte pasur shumë kurajo dhe e ndjente se do largohej nga kjo botë.
“Ditët e fundit mundoheshim t’i jepnim shpresë dhe forcë duke i thënë që do bëhej mirë, që ka raste të tjera që janë shëruar. Por ajo nuk e besonte. 20 ditët e fundit nuk mundesha të ndodhesha pranë saj dhe kur më fliste në telefon e kuptoja që ajo e ndjente se për të nuk kishte më jetë. Pastaj u dorëzua. 3 ditët e fundit çuditërisht gjeti kurajo, mori vendimet e fundit të jetës pa iu dridhur qerpiku”, tregoi vajza e Hajrie Rondos.
Klea u shpreh se fëmijëve të saj u mungon shumë gjyshja, ndaj edhe qan fshehurazi për të mos i mërzitur ata.
“Qaj fshehurazi. Nuk dua ta bëj para fëmijëve sepse ata nuk e meritojnë të mërziten. Djali është i vogël, 3 vjeç kur shkuam në shtëpinë e prindërve që nga vera e vjetshme kur unë i shërbeva, e kërkoi të kolltuku i saj: Më thoshte: Ku, ku?. Kurse vajza është më e rritur. Ajo është 12-të. Ia fshehëm si fillim. Por në shkollë i treguan. Nuk më thoshte gjë, por pas disa ditësh e mërzitur më tha: Po nëna nuk është më? M`u desh pastaj t`ia shpjegoja sa më lehtë. Po është shumë e vështirë”, u shpreh Klea e përlotur.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here