Një ditë pas skandalit të tradhtisë, Khloe Kardashian sjell në jetë fëmijën e parë

0

Khloe Kardashian është bërë nënë. Ylli 33 vjeçar i ‘Keeping Up With the Kardashian’, Khloe Kardashian sapo ka sjellë në jetë fëmijën e saj të parë me partnerin Tristan Thompson. Ende nuk është zbuluar asnjë detaj lidhur me gjendjen e vogëlushes por sipas burimeve mësohet se Tristan ishte i pranishëm në sallën e operacionit.

Lindja e saj erdhi vetëm një ditë pas skandalit të tradhtisë, lajm të cilin Khloe e priti shumë keq. Teksa Khloe u bë nënë për herë të parë ditën e sotme, për Tristan ky është fëmija i tij i dytë, pasi ai ka dhe një fëmijë 16 muaj nga një lidhje e mëparshme./fikso.al

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here