Ngelët gjithë jetën me flokë të shkurtra? Shmangni këto 5 gabime dhe shihni rezultatin

0

Floku është gjysma e bukurisë, ndaj dhe si i tillë kërkon një përkujdesje të madhe. Edhe pse sot është më e lehtë të kujdesesh për të, sërish bëjmë disa gabime të cilat nuk na falen dhe që bëjnë që floku ynë të mos rritet.
1.Së pari, problemi që bëjnë shumë femra është larja e flokut, sidomos kur është i yndyrshëm.
Këshillohet që flokët të lahet maksimumi 2 herë në javë, duke qënë se larja e tepërt i dëmton ata. Flokët e yndyrshëm trajtojini me uthull molle, ose përdorni pak pudër bebeje për të reduktuar yndyrën.

2.Së dyti, me dëshirën për t’i rritur, shumë prej nesh nuk i presin kurrë flokët.
Ky është një zakon i gabuar, sepse prerja e rregullt çdo muaj diku tek 1-3 cm do të ndikojë tek rritja e tij. Kur nuk i prisni, flokët dëmtohen dhe ndalojnë rritjen natyrale.

3.Së treti, duhet t’i kushtoni shumë rëndësi edhe ushqimit të shëndetshëm, pasi produkte të caktuara (peshku psh) ndikojnë tepër në rritjen e flokëve.
Ju këshillojmë të konsumoni produkte me përmbajtje hekuri, kalciumi dhe magnezi.
Ju këshillojmë të konsumoni produkte me përmbajtje hekuri, kalciumi dhe magnezi.

4.Së katërti,një tjetër gabim është edhe furça e flokëve, e cila, nëse nuk është cilësore, mund ta dëmtojë flokun duke e këputur.

5.Së pesti, ju këshillojmë të aplikoni edhe maska të ndryshme rigjeneruese, të cilat i japin shkëlqim, forcojnë dhe zgjasin flokun.
I këshillueshëm është vaji i kokosit dhe vaji i arganit, por në mungesë të tyre mund të përdoni edhe vajin e ullirit. Masazhojeni mirë në mënyrë që të rrisni qarkullimin e gjakut dhe maska të ketë më shumë efekt. Kujdesuni që të shmangni sasinë e tepërt në pjesën e rrënjëve, sepse përbën rrezik për shtimin e yndyrës./gazeta monitor

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here