Reperi kosovar, Gëzim Hajdini, i njohur si ‘B52’, ka ndërruar jetë këtë të dielë në New York. B52 kishte emigruar nga Prishtina në New York.
Lajmin e hidhur e ka konfirmuar faqja e grupit TBA, pjesë e së cilës kishte qenë edhe vetë reperi. Sipas Prive, ai ka vdekur në shtëpinë e tij në Shtetet e Bashkuara, pasi pësoi sulm në zemër.
“Shpirti në paqe nga TBA Staf. Këngët e tua kanë me mbet kujtim!”, shkruhet në faqen e TBA në Facebook.