Mosbindje civile, nesër protesta, policia: E paligjshme, nuk do ta lejojmë…

0

Policia e Shtetit njofton se nuk ka marrë asnjë njoftim për protestën e paralajmëruar nga opozita për t’u zhvilluar ditën e enjte nga ora 10 deri në 13:00.

Skenari i protestës së PD dhe LSI është mosbindje civile duke bllokuar katër akse rrugore nacionale. Por për Policinë e Shtetit kjo protestë është e paligjshme dhe njofton se nuk do ta lejojë, ndërsa i bën thirrje qytetarëve që të mos i bashkohen asaj pasi në të kundërt do ndeshen me masa ligjore.

“Policia e Shtetit nuk ka marrë njoftim ligjor për protestën dhe mbështetur në ligjin “Për tubimet”, nuk mund të lejojë protesta të askujt, që në emër të lirisë së tubimit, cenojnë lirinë e sigurinë e të tjerëve. Zhvillimi i protestës së paralajmëruar mediatikisht, për vetë natyrën e saj përbën një cënim të rëndë të ligjit, të rendit publik dhe lirisë e sigurisë së çdo qytetari, që ka të drejtën të përdorë hapësirat e pushtuara nga një protestë e tillë”, thuhet në njoftimin e Policisë.

“Policia e Shtetit njeh dhe respekton si të paprekshme të drejtën për të protestuar. Por ajo ka përgjegjësi ligjore, si dhe gatishmërinë për të mos lejuar cënimin e interesit të qytetarëve. Policia e Shtetit u bën apel të gjithë qytetarëve të mos bien pre e një politike të angazhuar për të goditur ligjshmërinë dhe institucionet e vendit, duke dëmtuar interesat e njerëzve e të vetë vendit”.

DEKLARATË E POLICISË PËR PROTESTËN E NESËRME
Siç është bërë e njohur në media, disa parti opozitare kanë lajmëruar se në datën 5 prill, do të zhvillojnë një protestë, shoqëruar me bllokimin e disa akseve rrugore kombëtare.

Policia e Shtetit nuk ka marrë njoftim ligjor për protestën dhe mbështetur në ligjin “Për tubimet”, nuk mund të lejojë protesta të askujt, që në emër të lirisë së tubimit, cenojnë lirinë e sigurinë e të tjerëve. Zhvillimi i protestës së paralajmëruar mediatikisht, për vetë natyrën e saj përbën një cënim të rëndë të ligjit, të rendit publik dhe lirisë e sigurisë së çdo qytetari, që ka të drejtën të përdorë hapësirat e pushtuara nga një protestë e tillë.

Organizatorët e kësaj proteste të paligjshme do të përballen me ligjin për çdo pasojë të paparashikuar, që mund të sjellë një protestë e organizuar për të nxitur rrëmujë dhe konflikt në pika nevralgjike për qarkullimin e njerëzve dhe mjeteve.

Policia e Shtetit njeh dhe respekton si të paprekshme të drejtën për të protestuar. Por ajo ka përgjegjësi ligjore, si dhe gatishmërinë për të mos lejuar cënimin e interesit të qytetarëve. Policia e Shtetit u bën apel të gjithë qytetarëve të mos bien pre e një politike të angazhuar për të goditur ligjshmërinë dhe institucionet e vendit, duke dëmtuar interesat e njerëzve e të vetë vendit.

Zhvillimi i një proteste të paligjshme mund të përdoret nga elementë me precedentë kriminalë dhe të nxitur a të paguar për të krijuar paqëndrueshmëri shoqërore. Policia i bën thirrje çdo qytetari të mos bëhet pjesë e kësaj proteste të paligjshme dhe me rrezik për rendin e sigurinë. Gjithashtu Policia e Shtetit i kërkon paraprakisht ndjesë çdo qytetari, për çdo rast kur nuk do te mund t’i shërbejë si duhet lirisë se qarkullimit.

Demokratët dhe aleatët e LSI do zhvillojnë nesër një protestë mosbindje civile për tre orë (10:00-13:00) duke bllokuar nyjet e katër akseve kryesore rrugore si rrethrrotullimi i Bradasheshit, Vorës, Milotit dhe atë të Çermës.

Rrugët që do bllokojnë protestuesit e opozitës:
Rrethrrotullimi i Bradasheshit

Rrethrrotullimi i Vorës

Rrethrrotullimi i Milotit

Rrethrrotullimi i Çermës

Fikso.al

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here