Mariana zakonisht na bën për të qeshur, por sot na bëri për të qarë

0

“Një jetë plot me drama, por mbahem mend gjithnjë si një personazh që kam bërë të tjerët të qeshin”.
Është fjalia me të cilën aktorja e njohur e humorit Mariana Kondi përshkruan jetën e saj.

E ftuar në emisionin “Në kurthin e Piter Pan”, ku fëmijët janë ata që bëjnë rolin e intervistuesit, Mariana ka treguar se ajo është rritur pa baba. Profesioni i tij si pilot e kishte detyruar atë të qëndronte larg familjes për shumë vite.

Marianën e kishte lënë në moshën 3 vjeçare dhe ishte rikthyer kur ajo kishte mbushur 50 vjeç, ndonëse për aktoren ai vijonte të ishte i njëjti…

“Unë kam qenë tre vjeç kur babi nuk ishte më me mua, se babi im ka qenë pilot. Jeta shkoi dhe kur unë isha 49 – 50 vjeç, çuditërisht portreti i tij ishte siç e kisha lënë unë kur isha 3 vjeç” –, u shpreh ajo, ndërkohë që sytë iu mbushën me lot.

Por fëmijët nuk kanë nguruar ta pyesin edhe për nënën e saj, pa e ditur që fatkeqësisht ajo nuk është më. Këtë rast ajo e shfrytëzoi edhe për të përçuar një mesazh të rëndësishëm.  “Bota është e bukur shumë me të gjitha mamatë dhe baballarët. Mami është gjëja më e bukur që ka bërë natyra. Unë mamin nuk e kam. Mamat janë shumë të bukura. Asnjëherë nuk duhen braktisur fëmijët, fëmijët duhet të rrinë pranë nënave të tyre”, tregoi ajo.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here