Neymar po rikuperohet në Brazil pas lëndimit që pësoi javë më parë gjatë një ndeshje kampionate në Francë.
Futbollisti i PSG-së po konsiderohet ndër futbollistët më të mirë në qarkullim madje duke pretenduar si kandidat serioz për topin e artë.
Megjithatë, bashkombasi i tij, Roberto Carlos mendon se Neymar nuk mund të fitoj Topin e Artë derisa në garë janë Ronaldo dhe Messi.
“Unë mendoj se ai bëri mirë që nënshkroi me PSG-në,” tha Carlos për France Football.
“Për të qenë më të mirët në botë ai duhej të largohej nga Barca sepse aty ishte Messi. Dhe ai duhet të jetë i vetëdijshëm se, përderisa Messi dhe Ronaldo janë në formë, ai duhet të garoj për vendin e tretë”, ka thënë ish futbollisti i Real Madrid./Fikso.al