Kulla Trump në flakë, 1 i vdekur dhe 4 të plagosur

0

1 i vdekur dhe 4 të plagosur është bilanci i viktimave nga zjarri që përfshiu katin e 50-të të Kullës Trump në New York.

Viktima humbi jetën pasi u transportua për në spital dhe thuhet se ishte banor i kullës, ndërsa të plagosurit janë pjesë e forcave zjarrfikëse.

Presidenti i SHBA-ve disponon një zyrë dhe një apartament në kullën e lartë, por raportohet se në momentin e shpërthimit të zjarrit, nuk ndodhej asnjë njeri aty.

Shefi i personelit të zjarrfikëseve në New York tha se situata nuk mund të konsiderohet ende nën kontroll, pasi raportohet për një sasi të lartë të tymit në ndërtesë.

Ai theksoi se ende nuk dihen shkaqet e zjarrit, ndërsa lartësia e apartamentit të përfshirë nga flakët, e ka vështirësuar edhe më shumë operacionin.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here