Kim Kardashian ndan foton e parë të familjes së saj me pesë anëtarë, dhe është e mrekullueshme

0

Kim Kardashian dhe Kaney West janë zyrtarisht prindër të tre fëmijëve, dhe tani, për herë të parë, ata kanë shpërndarë foton e parë të familjes së tyre prej pesë anëtarësh. Ylli 37-vjeçar i realit show-ut dhe biznesmenja, na prezantoi me këtë foto të adhurueshme ditën e Pashkëve.

“Nuk besoj që ju e kuptoni seriozisht se sa e vështirë është të bësh një foto familjare. Kjo është e gjitha që arritëm të rezalizojm përpara se tre fëmijët të fillonin të qanin. Mendoj se edhe unë fillova të qa”, shkruan Kim në foton e postuar.

Ndonëse procesi i fotografimit nuk paska qenë i thjeshtë, duhet ta pranojmë se përfundimi është një imazh shumë i ëmbël. Kjo do të thotë se në të ardhëm do të kemi akoma dhe më shumë momente të bukura nga familja West. E ndërsa presim, shihni edhe këtë foto të bukur të Saint përpara se të përgatitej për shkrepjen e madhe.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here