A ka gjë më fiksuese se sa komshinjtë që bëjnë seks gjithë kohën! Më vjen mirë që e dëshirojnë si të çmendur njëri-tjetrin, por unë ç’taksirat kam?
Do thoni ju që janë të rinj e kanë qejfin e tyre. Jam shumë dakord, por të paktën të kishin marrë një krevat më të qëndrueshëm. A ka gjë më fiksuese se sa ajo zhurma e sustës që ta bën mishin kokërr?
Pastaj ato kanë qejfin e tyre, por kam edhe unë timin. Punoj tetë orë në ditë, rropatem e duroj shefen që kurrë nuk është e kënaqur me performancën time. Por tek e fundit si mund të japë maksimumin në punë një njeri që fle vetëm kur komshijes i kanë ardhur “ato”?
Pastaj më torturojnë vazhdimisht sepse unë jam vetëm në krevat. Pse nuk kam të dashur? Se nuk më le puna kohë ta gjej, por edhe kur kam kohë nuk kam lekë. Prandaj i bëj thirrje komshinjve: mjaft më fiksuat kot!
I bëj thirrje edhe vetes : gjej o gocë një të dashur se le nam!