Sot po shihja me kujdes Dorin dhe më fiksoi!
Dori, që thoni ju, është një djalosh 23-vjeç në lagjen time, ai vuan nga një çrregullim mendor dhe për këtë thirret “budalla” nga ne të tjerët që e distancojmë veten nga ai dhe vetëquhemi të mençur.
Por teksa po e shija që ecte në rrugë dhe e bënte të qeshte edhe bari ku shkelte mendova, pse Dori është ashtuquajtur budalla nga ne të ashtuquajturit “të mençur”?
Ai thjesht e sheh realitetin ndryshe. Dhe më kaluan të dridhura në trup kur mendova se, ndoshta ai mund ta shohë realitetin ashtu siç ai në të vërtetë është.
Pa mendojeni pak, po sikur të jemi ne ata që e shohim realitetin gabim dhe ata ta shohin siç duhet, po sikur të jemi ne budallenjtë?
Gjithsesi ne të ashtuquajturit të “mençur” jemi shumicë, dhe ligjet i diktojmë ne, e vendosim ne se si duhet të jetë çdo gjë, madje edhe se si duhet të shihet realiteti, në të kundërt, nëse nuk e sheh me sytë tanë, do të quhesh budalla dhe ky ishte fati i Dorit.
Por cili është realiteti, kush është Dori dhe kush jemi ne? Ja kjo pyetje më ka fiksuar!/Fikso.al