U fiksova sot, edhe pse kisha bërë 6 orë mësim pas 8 orësh punë ende rrija tek fotokopja e shkollës. Më fiksoi shitësi.
Ngelëm një orë atje se po na pyeste nja 100 herë nëse ishim të sigurta për atë që do printonim apo jo. Kam pasur raste, – tha shitësi,- që më kanë thënë studentët i dua këto materialet dhe pastaj s’mi kanë marrë.
Pikë e zezë thashë me vete, pse të gjithë njerëzit njësoj janë. Sa u bëmë gati për të dalë, kur ia filloi prapë ky. Se nuk bëhen shqiptarët, ja gjithmonë kështu kemi për të qenë ne, jokorrektë.
Shoqes sime që nuk iu durua më iu kthye: Po ik dil ti në krye të këtij vendi, që të na edukosh tamam pra. Pikërisht pas këtij ngacmimi shitësi i cili kishte mbaruar histori më fiksoi keq me atë që tregoi.
“Në kohërat e lashta për të bërë rrugë të gjata merrnin shumë kuaj. Karvani ishte i gjatë dhe njerëzit të prapambetur nga teknologjia por jo nga zgjuarsia, gjetën një zgjidhje. Në rastet kur kuajtë ecnin shpejtë dhe donin ti ngadalësonin, vendosnin të parin një gomar, sepse ai ecte më ngadalë. Ja kështu janë edhe qeveritarët tanë. Të gjithë gomerë që na ka lënë shekuj mbrapa”, tha shitësi.
Aty ngeca unë, vetëm pohova me kokë. Më fiksoi fare. /Fikso.al