Elseid Hysaj tërheq klubet angleze dhe ato janë gati të bëjnë çmenduri për të siguruar mbrojtësin e përfaqësueses shqiptare të futbollit. Këtë e konfirmon në radio CRC një nga gazetarët që qëndron pranë klubit të Napolit, Çiro Venerato.
Duke folur për të ardhmen e klubit napolitan dhe merkaton e verës, ai ka bërë të ditur se te Napoli po shohin rreth e rrotull për alternativa në krahët e mbrojtjes pasi ka interesim të madh për elementët aktualë të skuadrës, mes të cilëve edhe Hysajn.
“Sipas zërave që qarkullojnë, dy klube të Premier Ligës bëhen gati të kërkojnë atë. Një prej tyre mund të jetë Arsenali”, ishin fjalët e gazetarit italian i cili në të kaluarën ka bërë publike disa ekskluzive sa i përket merkatos së Napolit.