Pas protestave të djeshme, ku disa qindra protestues dogjën dhe shkatërruan pikat e kalimit të Rrugës së Kombit në Kalimash, forca të shumta policie kanë patrulluar gjatë natës në Kukës.
Nga ana e kryeministrit Rama dhe ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, u paralajmërua se do të arrestohen organizatorët dhe dhunuesit e policisë.
Mësohet se policia ka komunikuar 25 urdhër-arreste për protestuesit, mbi të cilët rëndojnë katër akuza, siç janë: ‘Shkatërrim prone publike’, ‘Goditje për shkak të detyrës’, ‘Tubim i paligjshëm’ dhe ‘Kundërshtim i forcave të policisë’
Ende nuk ka një njoftim zyrtar nga ana e policisë nëse ka të arrestuar për protestën, por burime konfidenciale konfirmojnë se janë kryer kontrolle të befasishme gjatë natës dhe janë shoqëruar 35 persona, ku janë lëshuar 25 urdhër-arreste./Fikdo.al